Policia e Kosovës përmes njësitit për persona të arratisur FAST Kosova ka arrestuar sot shtetasin çek me iniciale M.J. (1965), i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe evropian.
Personi i arrestuar është dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vjet burg për veprën penale “mashtrim”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje.