Faton Thaçi, ish zv. minister në MTI, ka punblikuar në profilin e tij në facebook dokumentin ku i është drejtuar Gjykatës , për të gjetur të vërtetën:”
Këtij postimi po ia bashkangjes dokumentin zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku vërtetohet drejtësia, siç mund të shihni KTV ka shpifur në lajmin e saj.
Unë ju kam drejtuar me shkrim redaksisë së lajmeve të KTV-së që të demantoj lajmin e saj dhe të korrektoi shpifjen dhe etiketimin tim.” shkruaan Thaçi
Postimi i plotë
Të nderuar miq,
Për shkak të lajmit të KTV -së me datën 01.04.2020 në lajmet e orës 19:00h, kam qenë i detyruar t’iu drejtohem me shkrim Gjykatës Kompetente të Prishtinës për të gjetur të vërtetën për etiketimin e emrit tim, kinse qenkam duke u hetuar për veprimtarinë time në MTI në kohën sa isha zv.Ministër.
Këtij postimi po ia bashkangjes dokumentin zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku vërtetohet drejtësia, siç mund të shihni KTV ka shpifur në lajmin e saj.
Unë ju kam drejtuar me shkrim redaksisë së lajmeve të KTV-së që të demantoj lajmin e saj dhe të korrektoi shpifjen dhe etiketimin tim.
Jam në pritje të demantit dhe kërkim falje publike nga KTV, në të kundërtën, do të ndjekë të drejtën time legjitime përmes rrugëve ligjore.
Me përgjegjësi të plotë ju garantoi se unë si zv.Minisitër dhe subjekti politik Nisma Socialdemokrate kanë punuar në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe për projektin në fjalë të Malishevës.
Sot, duke ditur se jemi në gjendje të situatës emergjente shëndetësore, ju uroj shërim sa me të shpejtë të gjitë të infektuarëve me covid19.
Me nderë dhe përgjegjësi të lartë jam angazhuar, duke respektuar Institucionin e “Përgjegjësisë “ dhe “Llogaridhënies”, brenda ligjeve pozitive në fuqi, do vazhdojë si deri më tani pa ndryshuar asgjë të jem përballë organeve shtetërore dhe çdo pozitë që do të mbajë në shërbim të Shtetit dhe qytetarëve të saj.
F.Th./ TvMalisheva/
