Në kohën kur Komuna e Malishevës është në karantinë, për shkak të prezencës së COVID-19, dhe si pasojë furnizimi me ushqime është bërë më i vështirë për familjet në nevojë, klubi i futbollit “Malisheva, përkatësisht donatorët e klubit, kompanitë “Patroni” dhe “ISP Broadcast”, kanë dhuruar sot, 10 mijë kilogram miell për këto familje, dhe këtë donacion e kanë dorëzuar në Shtabin Emergjent të Komunës së Malishevës, në mënyrë që shpërndarja të shkoj saktësisht të këto familje.
Ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi pronarët e këtyre dy kompanive kanë thënë se do të vazhdojnë të sjellin edhe donacione tjera në ushqime dhe gjëra elementare për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.
Për këtë donacion, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj i ka falënderuar klubin e futbollit “Malisheva” dhe dy donatorët e klubit, të cilët janë treguar shumë human në këto ditë të vështira. “Në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj donatorët për këtë ndihmë shumë domethënëse në këto momente jo të mira që jemi duke kaluar si komunë dhe si shtet”, ka thënë kryetari Begaj.
Ndërsa pronari i kompanisë “ISP Broadcast”, Qëndrim Kryeziu, ka sqaruar, kryesia e klubit të futbollit, pas mbledhjes së mbajtur, është vendosur nga presidenti i klubit të fubtollit, Driton Morina, i cili është edhe pronar i kompanisë “Patroni”, kanë vendosur që të blejnë 10 mijë kilogram miell dhe ti dhurojnë për familjet në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë dhe të furnizohen me gjëra ushqimore. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në ditët në vijim, do të sjellin edhe ndihma tjera në gjëra të domosdoshme, për këto familje, në mënyrë që askush të mos ketë probleme me furnizime, gjatë këtyre ditëve.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se shpërndarja e miellit do të bëhet në ditët në vijim, sipas listës së familjeve në asistencë sociale

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/513381879571159/

Share.