Në orët e para të ditës së sotme Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M., mashkull, sh/k, i moshës 42-vjeçar, i cili vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S., femër, sh/k, e moshës 31-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”./TV Malisheva

Share.