Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Rahovecit ka bërë sot shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues.
Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska tha se sot kanë shpërndarë 74 kultivatorë, 6 shpërndarëse plehu, 6 spërkatëse 500 L dhe 5 plugje dy krahësh.
Ai është zotuar edhe Komuna e Rahovecit edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ndihmojë fermerët me mekanizma bujqësorë.
Fermerët përfitues, e kanë falënderuar komunën për kujdesin e treguar duke thënë se janë të kënaqur me ndihmën që po marrin nga komuna.
Ndryshe, kjo është faza e katërt për këtë vit e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e Komunës së Rahovecit.