Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi përmes rrjetit socail facebook ka kujtuar 15 dhjetorin e vitit 2000, ditë kur u plagos nga një atentat në Arllat .
Ja postimi i plotë :
Sot behen 19 vite qe mbeta ne karroce, kur me 15 dhjetor 2000 ne ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqeve kriminelet shqiptar te udheruar nga shefat e tyre, ben atentat ndaj meje duke u munduar qe te ma ndalin fjalen e lire dhe punen per shtetndertimin e Kosoves, te udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova.
Qe nga ajo dite, une jam ne karroc, ku per keto 19 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.
Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo edhe te lehta, me ndihmuan familja qe vazhdimisht i kisha afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.
Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, e qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.
Rruga ime nuk u ndal asnjehere, e une nuk do te ndalem as tash per asnje minute, deri sa kriminelet qe ben atentatin ndaj meje, por edhe qe i vrane edhe shume bashkeveprimtare e kolege te mij, t’i shohim aty ku e kane vendin, ne burg e jo ne institucionet e shtetit. Faleminderit nga te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme.