Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend, konfirmoi edhe 5 rastet e sotme me koronavirus, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve në vend.
Filipçe tha se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe 2 mjekë të tjerë dhe2 infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë
“Nesër në spitalin e Dibrës do të dërgojmë 2 mjekë plus, mjekë pulmologë nga Klinika e Pulologjisë Shkup, për shkak se ka mungesë të mjekëve si shkak i mjekëve të infektuar. Jemi të vetëdijshëm se mjekët dhe punonjësit mjekësor janë në kushte të vështira dhe më të ekspozuar por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, të gjithë punonjësi t shëndetësorë duhet të paraqiten në punë. U bëj edhe një herë apel qytetarëve, qëndroni në shtëpi, ju lutemi mos dilni pa nevojë”, tha Filipçe./Alsat/