Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës.

Në rend të ditës është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media./TV Malisheva

Share.