Zhvillohet sonte në stadiumin “Stadion Miejski” me fillim nga ora 21:00 finalja e Europa Ligës ku do të ballafaqohen Villareali me Manchester Unitedin.

Secila nga të dy skuadra kanë nga tri mungesa, por më të rëndësishme janë mungesat e “Djajve të Kuq” ku nuk do të mund të paraqiten për shkak të lëndimeve Phil Jones, Anthony Martial dhe Harry Maguire.

Nga ana tjetër, tek Villareali do të mungojnë Iborra, Chukëueze dhe Foyth, që të tre për shkak të ;lëndimeve.

Këto janë formacionet e mundshme:

Villareal: Asenjo; Gaspar, Albiol, Torres, Pedraza; Trigueros, Capoue, Parejo, Yeremy; Moreno, Alcacer

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Fernandes, Pogba; Cavani./TV Malisheva

Share.