Në ditët më të vështira të përjetuara nga fëmijët në kohën e pandemisë u detyruam të mbyllem  në shtëpitë tona. Në kohën kur u ndërpre mësimi, loja, shoqëria… çdo gjë u ngujua në vete, TvMalisheva bëri një hap të vogël. Përmes emisionit Florinjtë, depërtoi në çdo familje përmes rrjetit kabllovik ISP Broadcast, përmes portalit TVMalisheva dhe faqes në Facebook, që së paku një orë të kalojmë së bashku.

Tv Malisheva bëri që fëmijëve tanë të ju largojmë rutinën, monotoninë, frikën dhe stresin e krijuar nga pandemia.

Florinjët tanë filluan të shkëlqejnë përmes emisionit Florinjtë, filluan të shprehin talentin e tyre, në art, ( vizatime, këngë, aktrim.. ) filluan të shpalosin fotot dhe videot e tyre, në emisionin Florinjtë.

Tv Malisheva nuk u ndal. Filloi lojën ku çdo javë shpërbleu fituesit, shpërblimet ishin shkas të jemi afër fëmijëve.  Rrezikuam stafin,  në kohë pandemie po nuk u ndalëm , asnjë ditë.

Dhuruam një dhuratë modeste, morëm buzëqeshje, gëzim, art, dashni, dhe përkrahje për punë nga florinjtë tanë.

Gjatë vizitave gjetëm miq, talentë, të ardhmen e vendit tonë. Ju mundësuam të prezantojnë talentin e tyre edhe atyre në zonat më të thella, ku jehona e zërit, mprehtësia e mendjës, shkathëtësia e të pikturarit të krijonë mozaik fëmjërorë.

Të gjitha i grumbulluam dhe pikërisht në ditën e fëmijëve, më 1Qershor, shpërblyem fituesit tanë në këtë edicion të parë të Emisionit Florinjtë, në TVMalisheva .

Falenderojmë stafin tonë të mrekullueshëm, e në veçanti Enisën!

Urime 1 Qershori, TVMalisheva do të jetë pranë jush, duke qenë afër jush jemi me të ardhmen.

Share.