Forca Detare e Shqipërisë, pas tri viteve janë kthyer nga misioni i NATO-s në detin Egje, të cilët janë pritur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka thënë se detarët e Shqipërisë janë më të përgatitur, më profesionistë dhe kthehen më një bilanc mbresëlënës duke shpëtuar ose parandaluar 3500 persona, prej tyre 120 gra, 220 fëmijë, 38 prej të cilëve foshnja.

“Pas 3 vitesh, 178 operacioneve, 13 mijë orëve patrullim, pritëm kthimin në atdhe të kontingjentit të fundit të Forcës Detare në misionin e NATO-s në detin Egje. Me mbylljen e këtij misioni ka nisur edhe ringritja e flotës, e cila shpresoj të kulmojë me miratimin e propozimit tonë për ta shndërruar Pashalimanin në një bazë detare të NATO-s”, ka shkruar ajo.

Share.