Komuna e Malishevës po përballet me Coronavirusin, COVID-19. Deri më sot janë të prekur 32 qytetarë të Komunës së Malishevës. Me paraqitjen e rastit të parë në fshatin Bubavec, Malisheva hyn në karantinë, rastet shpeshtohen dita e ditës, deri më tani Malisheva prinë prej komunave me numër e të prekurëve. Venbanimet të cilat janë prekura në Komunën e Malishevës janë: Bubaveci, Drenoci, Panorci, Damaneku dhe Seniku.

Me shtimin e rasteve Qeveria e Kosovës nxori një vendim, vendim që kufizohet lëvizja e qytetarëve në nivel vendi. Cila është një ditë në karantinë, Malisheva me rrethinë, në kohën e masava të jashtëzakonshme nga ora 10:00 deri në 16:00

27 mars 2020, (e premte)

Kufiri perëndimor i Komunës së Malishevës, rruga për fshatin Zatriq, është vendosur pika ndaluese, këtu gjendet makina e policisë. Policët në krye të detyrës më ndalen ju tregova kush jam, për çfarë kemi dalur,” nuk kemi të drejtë të prononcohem njëri prej tyre tha” kërkova të bëja vetëm një foto, thirrën në tel.,  më lejuan. I falenderova. Policët pas mjekëve në detyrë në ndihmë për popullatën.

Afër rrugë, një grup punëtorësh duke punuar, kishin vendosur  maska po punonin në  sektorin privat, ah sektorit privat! Sektori më i nëpërkëmbur deri më tani. U mata dy herë të hy të bisedoja me punëtorët po prap vendosa mos ti rëndoj më shumë .Nuk e dimë çfarë do të ndodhë me fatin e këtij sektori pas pandemisë, rreziku për dëmtim të ekonomisë? Në media ka pasur shumë zëra se ekonomia do të jetë ajo që do të pëson kolaps. Mbetet të shihet ???

Pranvera stina që është pritur me muaj të tërë për të filluar punët, punë në fusha, ara….pranverë që ka filluar të gjelbrohet, pranverë që po bartë shumë mistere në vete.Diku-diku ishin disa banorë të fshatit Astrazup kishin dalur në pasurinë e tyre për të thyer heshtjen, aknthin dhe stresin që i ka kapluar tani qe dy javë, disa punonin në vreshta, disa më lartë në një djerrinë.

Rrugë të hapura, asnjë njeri, çdo gjë e strukur në vete, asnjë lëvizje, Jeton dikush këtu apo jo? Po prap shenjë e mirë, banorët po ju përmbahen rekomandimeve të Institutit Publik  Shtetëror të Kosovës.

Rrini në shtëpi !

 

Furra e bukës  hapur.Nga lufta, nuk është menduar asnjëherë që do të jetë problem, buka. Me paraqitjen e pandemisë qytetaret vësrshuan drejt furnizimit me miell, për bukë.

Nuk e di a ka ndonjë plan në rast vështërsie me furnizim me miell furrat dhe qytetarët. A do të intervenon shteti ?

Veprimtaritë biznesore të mbyllura, nuk dihet asgjë për  fatin e afaristëve, punëtorive …..  shumica të mbyllura. A do të intervenon shteti në këtë drejtim, a ka plan, cfarë do të ndodhë me fatin e bizneseve, qirave, punëtorëve …..?

 

Tregtia nuk është ndalur, tregon ky kamion me targa nga Pazari i Ri( Novi Pazari), makina me tablea jashtë Malishevës, ka hyrë në teritorin e Malishevës nga ndonjë rrugë anësore apo është e ndonjë banori të Komunës së Malishevës ??? Më mirë ndoshta e dinë policia që është para kësaj makine, e cila ecte  ngadalë?

Malisheva që kurrë nuk e kam parë kështu të boshatisur, Malisheva e cila gumëzhinte nga makinat, banorët,rinia, nxënësit,….bizneset, deri në orët e vona të natës, tani e zbrazur.

Malisheva vendi që lidh të gjitha vendbanimet tjera të komunës, Malisheva që as në mesnatë nuk ishte më e heshtur.

Malisheva po tregon maturi po i përmbahet rekomandimeve të Instiutit të Shëndetit Publik të Kosovës. Malisheva po e përballon edhe një sfidë, e cila është sfiduar shumë deri më tani.

Qendra e Mjekësisë Familjare: ” Shpëtim Robaj” qendra e cila është në pritje, në ndihmë, në adresim të rasteve eventuale. Qendra ku e kanë mendjen të gjithë banorët e komunës sonë. Brenda personeli mjekësor , të cilët tani në këtë kohë epidemie po ju përkulën të gjithë . Stafi i kësaj qendre ka shprehur shqetësim për mungesë të paisjeve të nevojshme për raste eventuale.

I gëzohem lajmit të ditës së djeshme që mjekët e vetëizoluar janë kthyer në punë pasi kanë dalur negativ në anlizat,Covid-19.

Respekt për mantilbardhët!

Porosia e tyre RRINI NË SHTËPI

Tenda e  ngritur pas paraqitjes së rasteve të para, sot fatbardhësisht dera e mbyllur, urojmë që sa më parë të largohet nga oborri i QKMF-së kjo tendë.

Barnatoret e hapura, në shërbim të konsumatorëve, barnatore të mbushura më medikamente, po që mungon bari, apo vaksina për luftimin e COVID-19.

Shkolla te heshtura, qe dy javë të mbyllura, ditë më parë  ka filluar mësimi online. Shkollës ja jep kuptimin shkollë, nxënësi. Nxënës të dashur.

Rrini në Shtëpi! Së pari shëndeti.

Komuna e Malishevës, e zbraztë, pa kerkesa nga afër, po me kërkesa jetike nga larg. Shkuam në Zyre të Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj. Kryetari ishte në zyre. Biseduam për rastet e prekura. Qëndronte mes përgjegjësisë dhe pritjes,mes ankthit dhe dhimbjes.” Ndihma për raste sociale ka, e për ato më qenësoret  në pritje, në pritje……

 

Rruget e boshatisura në të gjitha drejtimet, na gëzon fakti që qytetarët e komunës sonë po mundohen të ju përmbahen këshillave të organeve kompetetnete

Rrini në shtëpi !

 

Më rastisi rruges të shohim dy të moshuar, dy plisbardh, që kanë pasur fatin e popullit tonë me njëmijë derte, dhimbje e sakrifica, tani po e përjetojnë edhe një sfidë të pa përjetuar më parë.

Ritet fetare po kryhen në shtëpi, po kryhen për të ruajtur shëndetin publik, për të ruajtur familjen dhe vetën.

Arritëm në pikën tjetër dalëse, në hyrje të autostrades, policët në krye të detyrës, në këmbë, në të ftohtë, në shi, në borë në pandemi në të gjitha.

Edhe këta nuk u prononcuan, vetëm e patën një këshillë

Rrini në shtëpi!

Një ditë e rëndë e Malishevës, një ditë nga shumë ditë të tjera që po kalon Malisheva me rrethinë. Ditët e javët po ecin në pritje, në ankth, në kujdes dhe përgjegjësi. Kemi kaluar shumë peripeti, kemi kaluar shumë dimra, do të kalojmë edhe këtë.Për të kaluar stuhitë, orteqet dhe sfidat na duhen përgatitjet, mësime, përvoja, këshilla.

E sot të gjitha këto i kemi në një togëfjalësh : RRINI NË SHTËPI !

Lutem të kalojmë sa më lehtë edhe këtë sfidë!

Lutem për të gjithë të prekurit me COVID-19 të shërohen sa më parë!

 

/TVMalisheva/

 

Share.