Thellësitë e oqeaneve kanë shumë të panjohura, por megjithatë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë dhe të shohim deri tani, kemi dalë në përfundimin se janë të mrekulleshëm. Shembulli i fundit janë fotografitë e realizuara nga persona të ndryshëm, pjesëmarrës në konkursin prestigjioz “Ocean Photography Awards 2020”.

Nadia Aly fitoi çmimin e parë me fotografinë e një grupi raxhash – një peshk që futet në familjen e peshkaqenëve – duke notuar në brigjet meksikane. Nga 100 pjesëmarrës, fotografia e saj ishte më e bukura, e vlerësuar e tillë në ceremoninë e zhvilluar të enjten./TV Malisheva

 

Share.