Njëra ndër qytetet e izoluara nga koronavirusi është Malisheva.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar aktivitetet sportive është mirëpritur pothuajse nga të gjitha klubet sportive në vend

Për gazeta ‘Sheshi’ futbollisti i KF Malisheva, Granit Gashi ka treguar me shumë për gjendjën dhe që duhet pasur kujdes dhe jo panik.

“Të premten ka qenë stërvitja e fundit që kemi mbajtur para lojes që kemi pasur të dielen kundër KF Vëllaznimit , pas njoftimit të qeverisë dhe federatës për ndërprerjen e kampionatit i kem nderprerë të gjitha stërvitjet e parapara deri në afat të pacaktuar”, tha Gashi për Sheshi.

“Trajeneri na ka dergu planin individual për stërvitje dhe po e aplikojmë atë për momentin. Pasi që është shpallur pandemi globale duhet të kemi kujdes dhe jo panik si dhe te ju përmbahemi të gjitha këshillave që janë dalur nga ministria e shendëtsisë”, shto ai.

“Shpresoj që të mos rritet numri i të prekurve nga ky virus dhe të mos kemi viktima në Kosovë e te kthehmi normalitetit të jetës”, ka thënë ai.

Malisheva është ne vendin e shtatë me 30 pikë të tubura, në Ligën e Parë.

Share.