Kompania e ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale dhe me cilësi të lartë Al Trade Center, ka shënuar sot 20 vjetorin e themelimit.
Shënimi i këtij përvjetori u bë një ceremoni me bashkëpunëtorët e kësaj kompanie. Pronari i Al Trade Center Sokol Gashani, tha se këto 20 vite të rrugëtimit kanë qenë sfiduese, por që tha se me punë kanë arritur që të shënojnë suksese.
Gashani: Firma jonë e gëzon 20 vjetorin e veprimtarisë
“Sot për hir që firma jonë e gëzon 20 vjetorin e veprimtarisë. Qëllimi jonë ka qenë që t’i bashkojmë të gjithë bashkëpunëtorët, të gjithë stafin, të gjithë dashamirët, se ata ishin dhe janë ende dhe qëndrojnë besnik ndaj firmës tonë, janë shtylla kryesore e jona. Prandaj, kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe kemi arsye që t’i ftojmë dhe t’iu tregojmë që ne nuk iu kemi harruar dhe as nuk do t’iu harrojmë, se ju ishit krahu i djathte i joni për sukseset ku edhe ne kemi arritur deri tani”, tha ai.
Ai bëri të ditur se një nga rrugët në kompleksin “Linda Premium Rezidence” do të mbajë emrin e këngëtares Nexhmije Pagarusha, ku tha se është nderë për ta që një rrugë të mbajë emrin e divës së këngës shqipe.
Gashani: Na ka nderuar shumë e madhja jonë Nexhmije Pagarusha
“Këtë mbrëmje e madhështon, derisa na ka nderuar shumë e madhja jonë Nexhmije Pagarusha, ka pranuar që njëra prej rrugëve të kompleksit tonë ‘Linda Premium Rezidence’ të emërohet me emrin e saj. Sado që ne e konsiderojmë që ai projekt është shumë i bukur, projekti nuk e ka nderuar zonjën, por zonja na ka nderuar neve, sepse është për neve një diçka e madhe, e cila ka kontribuar shumë për kombin tonë dhe të gjithë e dimë që është idol si artiste për mbarë kombin tonë”, tha ai.
Gashani tha se 20 vite të punës së tyre kanë qenë sfiduese, por që u shpreh se me punë dhe angazhim kanë arritur të shënojnë suksese të shumta.
Gashani: Sfidat që kemi kaluar
“Sfidat që kemi kaluar sigurisht sikur shumë firma të tjera kemi dal nga lufta, fal edhe përkrahjes së familjes edhe të bashkëpunëtorëve edhe stafit që kanë qenë çdo herë të gatshëm dhe te palodhshëm punojnë vetëm të na shtyjnë të gjithëve përpara. Tash sigurisht na motivon edhe neve kur i shohim sukseset, që kjo të jetë një traditë dhe t’ua trashëgojmë edhe gjeneratave të reja që me punë, me mund së bashku gjithmonë vijmë deri tek suksese”, tha ai.
Ai tregoi edhe cilat janë planet e Al Trade Center për vitet në vazhdim.
Gashani: Prodhimeve vendore t’iu kushtojmë rëndësi
“Fokus mund të them që në vitet e para e ka pasur tregtinë, furnizimin me materiale ndërtimore, tash e njohin si firmë ndërtimore, t’i kushtojmë rëndësi ndërtimit. Dëshirë dhe ëndërr e jona edhe e vëllait gjithashtu, është që edhe prodhimeve vendore t’iu kushtojmë rëndësi. Tash veç kohëve të fundit e kemi persipër 70 përqind të aksioneve në fabrikën e bllokave në Gjakovë dhe mendojnë t’i kushtojnë rëndësi prodhimit edhe pse në vijen e prodhimit posedon firma në përgjithësi edhe beton edhe të tjera, por prodhimet ndjehemi krenarë mëse arrijmë ti shtojmë ende dhe shpresoj se do të jenë pjesë e rëndësishme e planit tonë”, tha ai. Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë