Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Labinot Gashi, u ka bërë thirrje ish-anëtarëve të kësaj partie që u larguan dheiu bashkuan Listës Guxo, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se të gjithë ata që për arsye të ndryshme, qoftë edhe për nëse ka ndodhur për arsye se janë zhgënjyer, që të kthehen, në siç ka thënë ai, shtëpinë e tyre, ngase ka vend për të gjithë dhe se vetëm aty e ndiejnë veten më mirë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë elektoratit që për ndonjë arsye tjetër, ose për arsye personale, apo të  zhgënjimit, ne I bëjmë thirrje që të rikthehen, ka vend për të gjithë, LDK gjithmonë ka qenë parti insititucionale, LDK e respekton vullnetin e qytetarit, nuk Imponon njerez, prandaj iu bëj thirrje të gjithë ata që për arsye të ndryshme u larguan nga LDK, që të kthehen në shtëpinë e tyre se besoj se askund nuk do ta ndjejnë veten më mirë”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.