Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi, të cilin e ka njoftuar për situatën me Covid-19 në këtë komunë, punën e shtabit emergjent lokal dhe planet komunale për veprim në parandalim të këtij virusi.

Në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat janë përballur komunat e Kosovës gjatë kësaj situate dhe për koordinimin mes nivelit qendror dhe atij lokal përmes asociacionit të komunave.

Kryetari Gashi në shenjë falënderimi në përkrahjen e komunave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm i ka ndarë drejtorit ekzekutiv të AKK-së Sazan Ibrahimi një mirënjohje nga komuna e Obiliqit.

Share.