Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Kështu sipas tij, do të hapet rruga për formimin e një qeverie stabile.

Gashi në seancën e jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, rrëzimin e qeverisë, tha se pas një periudhe të gjatë të mos veprimit të kryeministrit për heqjen e tarifës, ka bërë që të ketë sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu sipas tij, vetë kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur që të prish marrëveshjen e koalicionit, kur shkarkoi ministrin Agim Veliu pa një diskutim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gashi: Albin Kurti hequr dorë nga përgjegjësia për të qeverisur

“Arsyetimi që kryemin istri dha më pastaj pas aktit të shkarkimit dhe jo para tij, ishin se ministri i Punëve të Brendshme paska deklaruar që gjendja e jashtëzakonshme është mjet i duhur për të luftuar pandeminë. Kryeministri i cili është në betejë me presidentin për protagonizëm, dhe supermaci në këtë kafazin e vogël të politikës së Kosovës, dhe i shtyer edhe nga paranoja, nga frika, dhe paaftësia themelore për të menaxhuar me situatat e vështira politike dhe të sigurisë ka vendosur që të rrënojë bazën politike të qeverisë së tij. Duke hequr dorë kështu në mënyrë indirekte nga përgjegjësia për të qeverisur”, tha ai.

Sipas Gashit, në këtë situatë pandemike, kryeministri dhe presidenti kanë vendosur ta luftojnë njëri-tjetrin. Kjo sjellje si e quajti ai “primitive”, ka shkuar deri atë sa që të dy këta kanë keqpërdorur detyrat zyrtare.

Në këtë luftë, Gashi tha se kryeministri ka vendosur që të shkel një marrëves hje koalicioni, duke shkarkuar ministrin Veliu.

Ai ka prezantuar edhe mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti.

Gashi: Kryeministri Albin Kurti në më pak se 50 ditë ka pamundësuar funksionimin e qeverisë

“Në bazë të rregullores, në bazë të Kushtetutës neni 100, paragrafi 1 dhe mbështetur të rregullores së punës së Kuvendit, prezantojmë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Arsyetimi: Qeveria e e Republikës së Kosovës erdhi në pushtet me besimin për ndryshim për një momentum të ri, në aspekt të zhvillimit ekonomik të vendit, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe konsolidimit të subjektivitet ndërkombëtarë. Ndërsa kryeministri Kurti në më pak se 50 ditë pune përmes mos veprimit dhe pozicionimit jo konstruktiv në raport me partnerët strategjik në përgjithësi me ShBA-të, ka pamundësuar funksionimin e qeverisë”, ka shtuar Gashi.

Qëndrim et e Kurtit, sipas tij kanë rrezikuar që të tërhiqen trupat amerikane për çka do të rrezikohet siguria në vend. Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes tjerash tha se qeveria Kurti ka krijuar krizë të brendshme politike në vend, në kohën edhe kur ka nevojë për unitet. /TV MALISHEVA/

Share.