Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë në kundër një (1) të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona, ka ushtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

/TV Malisheva

Share.