Ekipet e shpëtimit në Kinë gjetën të vdekur 9 minatorët e tjerë, një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong.

Lajmi u dha nga agjencia shtetërore e lajmeve kineze, CCTV duke shtuar se ende nuk dihet fati injë minatori.

22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar.

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike, sipas Xinhua./TV Malisheva

Share.