Policia në Malishevë ka njoftuar se është gjendur një shumë parashë në hyrje të oborrit të Stacionit policor në Malishevë  nga zyrtar policor.

Njoftimi i plotë

Ju informoj se me date 11.12.2020 ,rreth orës 20:20  në hyrje të oborrit të Stacionit policor – Malishevë  nga zyrtar policor janë gjetë një shumë parashë në euro.
Meqenëse deri më sot nuk është lajmëruar askush rreth humbjes se kesaj  shume parashë,  luteni qe te publikoni dhe njoftoni qytetarët. Paratë e deshmuara mund të terheken në Stacionin policor – Malishevë. /TV Malisheva

Share.