Kreu aktual i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se Gjakova ka ndryshuar për katër vite, andaj mendon se e meriton edhe një tjetër mandat.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se komuna që ai udhëheqë është komuna me rritjen më të madhe të të hyrave buxhetore.

Ai ka thënë se numri 121 është ai i fitores dhe se tani po hapet një kapitull i ri.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

#121 ËSHTË NUMRI I FITORES✅
Gjakova ka ndryshuar gjatë katër viteve që shkuan. Jemi komuna me rritjen më të madhe të të hyrave buxhetore, rritjen më të madhe të numrit të punësuarve dhe rritjen më të madhe të investimeve kapitale në Kosovë. Ndryshimi nuk është vetëm statistikor, por edhe i ndjeshëm. Gjakovës i është kthyer jeta e gjallëria pas një periudhe të përgjumjes disavjeçare.
Tani po hapet një kapitull i ri me numrin 121. Jemi në përgatitje e sipër të qindra projekteve të reja që do të nisin e përfundojnë në katërvjeçarin e ardhshëm. E kemi edhe energjinë edhe kreativitetin për ta vazhduar punën e mirë për Gjakovën. /TV Malisheva

Share.