Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Kaçanik nga Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli derisa ka shtuar se i njëjti është liruar në procedurë të rregulltë.

“Stacioni i policisë në Kaçanik, sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin, “A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, ka thënë ai.

/TV Malisheva

Share.