Sot u mbajt parada e komunitetit LGBTIQ+ në Prishtinë.

Në mesin e shumë personaliteteve të njohura që morën pjesë në këtë paradë, aty u pa edhe një qytetare e mbuluar me shami.

Sipas gazetarëve që e përcollën paradën, ajo ka thënë se nuk ka dalë në paradë por ka qëlluar aty dhe ka pyetur se çfarë po ndodh.

Ajo ka thënë se po ta dinte që do të mbahet parada, nuk do të dilte, teksa pjesëmarrësit në paradë kanë shfrytëzuar rastin që të fotografohen me të duke e futur si pjesë të këtij manifestimi.

Share.