Një grua nga Vitia është kërcënuar me jetë nga ish bashkëshorti i saj. Rasti është cilësuar si dhunë në familje.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se rasti është duke u hetuar dhe nuk janë dhënë detaje të tjera.
Ankuesja ka informuar se ditë më parë përmes telefonit është kanosur me jetë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, thuhet në njoftimin e policisë.
“Viti 08.08.2022 – 13:45. Ankuesja femër shtetase nga Republika e Kosovës ka informuar se ditë më parë përmes telefonit është kanosur me jetë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas nga Republika e Kosovës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Malisheva