Është hapur panairi ofertues dhe ekspozues “Marketi i Ndërtimit”, ku pjesëmarrëse janë mbi 30 kompani lidere. Në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë janë hapur dyert për qytetarët, ku edhe për dy ditë të tjera do të kenë mundësi të përfitojnë nga zbritjet në artikuj të ndryshëm.

Organizatori i këtij panairi, Avdullah Hasani tha se presin që ky panair tashmë të bëhet tradicional.

“Marketi i tillë besoj që do të kënaq kërkesat e qytetarëve, ,eqë kërkesë ka qenë që kompanitë të vijnë me oferta. Ta bëjmë tradicional këtë panair, të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Ka qenë edhe kërkesë nga ekipet që të ketë pjesëmarrës unik”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.