Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i përgjigjet mediave për pyetjet lidhur me takimin që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

I pyetur nga mediat se çka u diskutua në këtë takim, ai u përgjigj duke thënë se: Biseda ishte kryesisht lidhur me zhvillimet e sigurisë së vendit ditëve të fundit, të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi në veri, ku e humbi jetën një epror i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Nga lajmet e fundit kemi parë që Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjet e fundit e mediat ia drejtuan këtë pyetje.

Ai u përgjigj duke thënë se: Siç shihet Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorizuese, trajnuese, pra i ka stërvitur dhe u ka dhënë udhëzimet këtij grupi terrorist, meqenëse është kështu, pra është mjaft me interes që në nivel të Amerikës dhe BE-së të zhvillohet një hetim dhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi, edhe pse shihet dhe dihet.

“Nuk guxojmë të vazhdojmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar me aleatët tonë, nëse për asgjë tjetër, të paktën për të ruajtur jetë të atyre që i shërbejnë atdheut”, tha Haradinaj.

/TV Malisheva

Share.