Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve për të dhuruar gjak.

Derisa ka vizituar dhe dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri.

Ai para gazetarëve është shprehur se është në traditën e shqiptarëve solidariteti dhe përkrahja në momentet e vështira.

“Këto ditë, gati çdo ditë edhe çdokund në Kosovë po kujtohen të rënët për liri, dëshmorët, martirë. Për të gjithë këta, kuptohet dhimbja është e madhe edhe ata kanë dhënë jetën që me jetu të lirë të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti, pikërisht për të gjithë këta të rënë për liri e po ashtu, për tu solidarizuar me gjithë ata që shpëtojnë jetë e kemi marrë këtë aksion për të dhuruar gjak. Ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, të gjithëve së pari që të ruajnë shëndetin e tyre, të parandalojnë, të bëjnë kujdes por po ashtu të dhurojnë gjak e shpëtojnë jetë, sepse është edhe në traditën tonë, solidaritet dhe përkrahje me bashkëndje dhe të mos e lësh vetëm në moment keq dhe të vështirë”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së nuk ka dashur të flasë për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut dhe takimin e datës 4 prill në Bruksel.

/TV Malisheva

Share.