Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, me të cilin kanë diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka shprehur konsideratën e tij për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

Share.