Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies, vëllain e tij, heroin Luan Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë.

“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanës Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, ka shkruar ai në Facebook.

Luan Haradinaj ishte vrarë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar./TV Malisheva

Share.