Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën.
Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, ai kujtoi sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial.
“Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne”, tha Haradinaj./ Tv Malisheva