Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqiponjë ish-Jabllanicë të Gjakovës.
Ai i shoqëruar me kryetarë komunash, mes të cilëve Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Bali Muharremaj e Bashkim Ramosaj, si dhe deputetë të Kuvendit dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, qëndruan në familjen Brahimaj.
Jabllanica e Dushkajës ishte vatër e celulave të para të UÇK-së, që nga themelimi i saj dhe aty gjetën strehë udhëheqësit dhe luftëtarët e shquar të UÇK-së.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka përshkruar Jabllanicën si vend të luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar.
Postimi i plotë:
“Sot në Shqiponjë, Jabllanicën e luftërave të ashpra të luftëtarëve të shquar, me Jasharët, Lladrovcët dhe shumë familje të respektuara. Faleminderit dajë për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj