Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe para përmendores së Lulzim Morinës në fshatin Hallaq i Vogël të Lipjanit.
Haradinaj ka shkruar se fal trimave si Lulëzimi dhe familjeve të tyre sot Kosova e gëzon lirinë.
Postimi i Haradinajt:
Për homazhe në Hallaq të Vogël të Lipjanit në respekt të Komandantin, ndër më të zotët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës, Lulëzim Morina.
Sot u bëmë bashkë, familja dhe miqtë e Lulëzimit, për ta nderuar e kujtuar veprën e tij heroike.
Falë trimave si Luli, familjet që i rritën ata dhe i gjithë populli, sot gëzojnë lirinë!
Lavdi!