Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 39 vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,ka bërë homazhe në fshatin Dubovik të Deçanit, ku tha se ata janë heronjët që motivuan gjeneratat tjera.

Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë lajmëtaret e lirisë

 

“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka por këtu pushon edhe nëna Ajshe, janë heronjët tanë, lajmëtaret e lirisë por edhe ata që na motivuan”, tha ai.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Share.