Ish-deputeti Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Para një ore është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë shkurt Smakiqi duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Smakiqi për marrjen e Shalës gjatë të hënës ka thënë se “konsideroj që nuk është intervistuar, thjeshtë është ndaluar, përndryshe do të më kontaktonte si avokat”.

Shala u arrestua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën.

Vëllai i tij, një ditë më parë ka bërë të ditur se Shala dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, porse nuk ka informacion zyrtar nga Specialja lidhur me këtë.

/TV Malisheva

Share.