Pas mbledhjes disa orëshe të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thotë me garancë se do të ndodhë marrëveshja për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, meqë ekzistojnë barrikadime nga ana e LDK-së.

Haxhiu ka thënë se janë shumë të interesuar për marrëveshje, por derisa ka barrikadime të tilla si kërkesa për postin e presidentit, nuk mund të ketë koalicion qeverisës. Haxhiu tha se nuk duhet krijuar shpresa te qytetarët duke iu thënë se patjetër do të bëhet koalicioni.

Haxhiu tha se sot në orën 16:00 në Kuvendin e Kosovës e kanë takimin e radhës dhe do të bëjnë përpjekjet maksimale për të arritur marrëveshjen.

Haxhiu: Derisa ka barrikadime nga LDK për postin e presidentit, nuk ka koalicion

 

“Do të bëjmë përpjekje siç kemi thënë në vazhdimësi për të arritur koalicionin ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, por padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë, për faktin se në anën tjetër barrikadime dhe unë mendoj se për sa kohë kemi barrikadime të tilla nga qëndrimet, nuk mund të kemi një koalicion qeverisës. Megjithatë, siç kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin dhe angazhimin tonë do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtin por nuk mund të them që do të ketë garancë, këtë po e përmend me arsyetimin që sot sapo lexova deklarata që kjo tashmë do të arrihet, besoj që nuk është në rregull që para qytetarëve të krijojmë shpresa që do të bëhet koalicioni”, tha ajo.

Haxhiu tha se i sigurojnë qytetarët që do të angazhohen maksimalisht, por ndërkohë bëjnë ftesë që LDK të heq dorë nga barrikadimet e deritanishme.

Haxhiu: Kërkesa e LDK-së për të pasur presidentin është e padrejtë për Vetëvendosjen

 

“Kërkesa për të pasur kryetarin e Kuvendit, presidentin, sidomos presidentin, në veçanti presidentin, për Vetëvendosjen është e padrejtë, për shkak se mendojmë që për sa kohë presidenti i ri zgjedhjet në 2021, pa dashur të paragjykojmë se kjo do të mund të ndodh më herët apo jo, unë mendoj që nuk është në rregull të flasim për emra ose kujt do t’i takojë posti i presidentit”, tha ajo.

Haxhiu tha se nuk ka ndonjë emër nga LDK të propozuar për president të vendit.

Ndërkohë për ndarjen e ministrive tha se ende nuk mund të flas se cilat do t’i takojnë Vetëvendosjes dhe cilat LDK-së, në rast se do të arrihet marrëveshja për koalicion qeverisës.

Të dy partitë pritet të takohen sot në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për të qeverisur me vendin.

Sot në orën 16:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës të dy partitë do të zhvillojnë takimin e radhës me qëllim të arritjes së një marrëveshje për të qeverisur bashkë me vendin.

Share.