Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha shkruan se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë nuk ka asnjë impakt nga lufta në Ukrainë, raporton TV Malisheva.

“Nuk ka arsye për reduktime të rrymës, as në Dimër”

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se mungesa e energjisë elektrike vjen si pasojë e keqmenaxhimit të sistemit elektroenergjetik dhe planifikimit të gabuar.

Postimi i plotë:

Nuk ka arsye për reduktime të rrymës, as në Dimër
Mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është për shkak të keqmenaxhimit të sistemit elektroenergjetik dhe planifikimit të gabuar. Pra, nuk ka asnjë impakt lufta në Ukrainë, çka do të thotë se nuk arsyetohen reduktimet, as në stinën e Dimrit, për këto arsye:
1. Kosova e ka lëndën e parë fosile për termoelektranat e veta (thëngjillin) dhe nuk ka termoelektrana me gaz apo naftë, ku do të kishte nevojë ta importojmë këtë lëndë të parë, për prodhim të energjisë.
2. Kosova për balancim dhe transmetim të energjisë, nuk varët më nga fqinji i saj Serbia, sepse tani Kosova është në një bllok me Shqipërinë dhe e ka funksionalizuar largpërçuesin 400KV dhe mundësia e transmetimit të energjisë është e mjaftueshme.
3. Kosovës ju kanë shtuar rreth 250MW energji elektrike e gjelbër, e cila e përcjell mjaftueshëm, rritjen e konsumit nga rritja ekonomike .

Share.