Vdekjen e aktorit Adem Mikullovci, kryeministri Avdullah Hoti e ka vlerësuar si humbje të madhe për Kosovën. Pas homazheve tek Teatri i Kombëtar, shefi i ekzekutivit tha se Mikullovci do të mbetet ikonë e artit për shumë gjenerata në vend.

Ai para gazetarëve tha se vepra artistike e tij do të mbetet trashëgimi e shtetit. Hoti vlerësoi edhe rolin e Mikullovcit në shtet ndërtim dhe pavarësi të Kosovës.

Hoti: Adem Mikullovci do të mbetet ikonë e artit në Kosovë

“Dolëm për të bërë nderimet për një figurë që mbetet ikonë e artit në Kosovë.E teatrit, televizionit, jo vetëm për një gjeneratë, por për shumë gjenerata dy-tri gjenerata. Besoj që vepra e tij artistike do të mbetet në arkivin dhe do të mbetet trashëgimi e shtetit të Kosovës. Përtej kësaj Adem Mikullovci ka pasur rol kyç në faza të caktuara të artikulimit të idesë së shtetit të Kosovës, aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim”, tha ai.

Hoti në nderim të aktorit të ndjerë bëri homazhe bashkë me disa prej anëtarëve të kabinetit të tij. Ndërkohë gjatë ditës liderë politikë dhe institucional kanë bërë homazhe pranë fotografisë së Mikullovcit në Teatrin Kombëtar./TV Malisheva

Share.