Bajrush Hoti,Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega Malishevës, përmes rrjetit social Facebook ka listuar një mori akuzash në drejtim të Albin Kurtit
Postimi i plotë:
Të nderuar Qytetar të Kosovës.
1. LDK nuk lejon rrezikimin e partneritetin me SHBA-të
2. Kosova nuk meriton sanksione nga SHBA-ja
3. Albin Kurti ka rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-te
4. Kurti me politiken e tij, ka rrezikuar prezencën ushtarake Amerikane në Kosovë
5. Kurti me politikat e tij, ka rrezikuar dhe pezulluar fondet qindra milionshe nga SHBA-ja
6. Kurti, ka shkelur marrëveshjen me LDK-në, duke shkarkuar pa bazë, përmes mesazhit, Ministrin e MPB-së, njëkohësisht Nënkryetarin e LDK-së
7. Se paku 4 këshilltar të Kurtit, ne media e tubime kanë përbuzur politikat Amerikane, duke tallur hapur zyrtaret Amerikan
8. LDK po e mbron qenësinë e shtetit të Kosovës
9. SHBA është partner strategjik i Kosovës
10. Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë
11. Kosova mbet jashtë listes së SHBA-ve, për ndihma e përkrahje ndaj Covid 19

Share.