Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria do të furnizojë komunat e prekura me koronavirus me gjëra të nevojshme.
“Do të furnizojmë komunat dhe të shpresojmë se përhapja e koronavirusit të mos jetë aq e madhe dhe të mos vendoset edhe ndonjë komunë tjetër në karantinë”, tha Hoti për televizionin publik.
Kosova ka regjistruar 9 raste me koronavirus, prej tyre katër vetëm sot.
Malisheva, Vitia, Klina dhe Podujeva janë komunat në të cilat janë regjistruar rastet./TV MALISHEVA/