Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovennier si dhe ai britanik, Nicholas Abbott janë parë sot në Qeverinë e Kosovës.
Më herët u raportuar se ambasadorët e QUNT-it, kishin shkuar për takim me krerët e shtetit, por më vonë u kuptuar se ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe, kanë mbajtur takime të ndara.
Hovennier ka qenë në takim me kryeministrin Albin Kurti, e që është takim i rregullt javor, ndërsa Nicholas Abbott është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi
Asnjëri nga ambasadorët nuk është prononcuar për media pas takimeve.
/TV Malisheva