Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së, shkruan TV Malisheva.

Hoxhaj në profilin e tij në Facebook shkruan se në ëndrrën më të keqe nuk e ka menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së.

Në fund, ish-kreu i diplomacisë së Kosovës thekson se gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, përcjell TV Malisheva.

Ja postimi i Hoxhajt:

As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantazmat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!

Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë. /TV Malisheva

Share.