Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ka deklaruar se pako emergjente e propozuar nga partia e tij është ajo që i nevojitet qytetarëve. Për këtë ka bërë thirrje deputetëve të votojnë atë.

Derisa e ka cilësuar si gjysmake pakon emergjente të propozuar nga qeveria në detyrë.

Hoxhaj: Pako jonë nuk ka të bëjë me politikë ditore

 

“Pandemia është temë më serioze se sa debati që e kemi se kush çka propozon. Pako jonë nuk ka të bëj me një politikë partiake ditore. Nuk ka të bëj me faktin që PDK-ja është në opozitë, apo dikush tjetër në pushtet. Por me kërkesat të cilat i ka qytetari i Kosovës. Për më shumë ne kemi qenë të parët të cilët e kanë dhënë idenë e një pako të tillë. Para se qeveria të del me një pako. Pako e qeverisë është pot huajse gjysmake. Po kjo pothuajse është një masë e parë paraprake. Ne mendojmë që në të ardhmen duhet të ketë vendime tjera në mbështetje të ekonomisë Kosovare”, tha ai

Hoxhaj po e konsideron si të ri në postin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi. Sipas tij PDK ka dije të mirëfilltë për makro-financat e shtetit.

Hoxhaj: Ministri i Financave është i ri në këtë post

 

“Ministri i Financave është goxha i ri në këtë post. Ne kemi dije të mirëfilltë sa i takon financave dhe zhvillimi ekonomik. E dina çka i bie stabiliteti marko-fiskal. Kështu që propozimet tona janë të kalkuluar mirë”, tha ai.

Deputeti opozitar duke komentuar masat e reja për kufizimin e lëvizjes të propozuara nga qeveria, tha se kjo e fundit dy herë brenda muajit po e shkel kushtetutën.

Hoxhaj: Qeveria dje e shkeli për dytën herë Kushtetutën

Video:

“Ajo se çka ka bërë qeveria e Kosovës dje dhe këtë muaj është se e ka shkel dy herë Kushtetutën e Kosovës. Edhe në kohë të pandemisë ne duhet të ruajmë sistemin tonë kushtetues”, tha ai.

I pyetur se a pritet të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë vendim, tha se do të flasin edhe me partitë tjera politike.

Hoxhaj: Do të flasim edhe me parti tjera

 

“Ne do të flasim edhe me parti tjera politike, mendoj se kjo temë nuk është vetëm e një subjekti politik”, tha ai.

Share.