Në fshatin Çagllavicë të Graçanicës, dy persona të armatosur kanë ndalur një person.


Derisa një person ishte duke u kthyer në shtëpi, një veturë me targa vendor dhe me dritë rrotative, ka ndaluar atë dhe ju është prezantuar si polic duke i kërkuar dokumentet

Pas kësaj, viktima e ka njohur njërin nga dy të dyshuarit që e kanë ndalur i cili në dorë kishte edhe një kallashnikov

“Ankuesi mashkull kosovarë ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, nga një veturë me targa vendore, me dritë rrotative, ka dalë një person i cili është prezantuar si polic dhe i ka kërkuar dokumentet, më pas viktima e ka njohur njërin nga dy të dyshuarit i cili në dorë kishte një kallashnikov. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Share.