Një video e publikuar nga rrjetet sociale, shpërfaq të dyshuarin duke u fshehur në njërën prej lagjeve të Ferizajt.
Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.
Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.
Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte.
Njësia Speciale mbrëmë kanë bastisur banesën e Krivaqës, ku dyshohet të jetë kryer vrasja e M.O.
Thuhet se i dyshuari ka ndryshuar pamjen, duke prerë flokët dhe ka vendosur një kapele në kokë, në mënyrë që të mos njihet./TV Malisheva