Arrestohet një nxënës i shkollës së mesme pasi nga personeli i shkollës i është gjetur një thikë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten në Lipjan rreth orës 16:20.

Tutje thuhet se thika është sekuestruar nga policia, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, nxënës i shkollës së mesme, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë. Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/TV Malisheva

Share.