Kamerat e sigurisë gjatë ditës së mërkurë kanë kapur rast të sulmit fizik të një burri ndaj tri vajzave në Prishtinë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike ndaj saj dhe dy vajzave të tjera.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe se tashmë është në kërkim nga Policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar ‘Lëndim trupor’, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti e cila nuk ka dhënë detaje se cili ka qenë shkaku që ka çuar burrin t’i sulmojë këto vajza. /TV Malisheva

Share.