Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi deklaroi sot në Kuvend se shoqëria kosovare ka ende shumë punë për të luftuar stigmën që ekziston në shoqërinë tonë karshi të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës.
Idrizi, e cila foli në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së në seancën e veçantë për Ditën e Gruas, tha se edhe 20 vjet pas luftës, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë ende janë të heshtur.
Idrizi: Kemi shumë punë për të luftuar stigmën në Kosovë
“Ani pse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi I luftës, këto gra dhe burra shumica prej tyre akoma janë të heshtur, Akoma nuk e kanë gjetur guximin që të rrëfejnë ngjarjet e tyre. Si shoqëri kemi heshtur, e kemi quajtur histori turpi, histori që në vend që të rëndonte ata që e kanë kryer, ajo i rëndonte ata mbi të cilët është kryer krimi . Ani pse kemi fituar betejën për të thyer tabunë e krimit të dhunës seksuale në Kosovë ende kemi shumë për ta luftuar stigmën siç e tha edhe Vasfija, që ende ekziston në shoqërinë tonë për të mbijetuarit e krimeve të luftës”, tha Idrizi. /TV Malisheva/