Ditë më parë ka ndërruar jetë legjenda e hendbollit gjilanas, Agim Shkodra.

Kjo ka bërë që tifozëria e Dritës së Gjilanit, Intelaktulët, të reagojnë me një shkrim të gjatë kundër kryetarit të komunës së tyre, Lutfi Haziri.

Sipas tyre legjenda e hendbollit Agim Shkodra që ndërrojë ditë më parë ishte lënë nën harresën e Komunës dhe telegram ngushëllimi nga kryetari ka qenë vetëm një “maskë” për ta mbulim i fajësinë.

Më poshtë postimi i Intelektualëve:

E hidhur por e vertete!

Gjate ceremonise se varrimit te ndjerit Agim Shkodra pash qe kryetari komunes kishte derguar nje telegram ngushellimi duke potecuar se ishte nje ikon e hendbollit dhe nje puntor i cili i sherbeu sportit te qytetit nder vite me radhe …

Agim Shkodra , Dergut Abdullahu ,Selami Ymeri dhe shume te tjere dhan shume per sportin Gjilanas,duke punuar pa asnje qindarke te vetme per klubin hendbollistik,madje ata jepnin parate e fundit nga xhepat e tyre per ti dal ne ndihme klubit tone,ku ndoshta i kan lene ate dite pa shujten ditore familjaret e tyre …

E di, me kujtohet shpesh’here kemi mbet rrugeve duke mos pasur me çfare te udhetojme sepse s’kishim donacione nga komuna , mos te flasim per ushqimin qe e siguronin vet ne sportistet nga xhepat tane,madje ka pasur rast kur edhe rrugen kemi paguar vet,vetem e vetem qe ambiciet tona drejt titullit te mos mbesin ne gjysme!!

Kemi bere thirje qindra here per te na dale ne ndihme komuna ,dhe instancat perkatese por kot ,gjithmone haste ne vesh te shurdher kerkesa jone, por ne sjemi ndalur asnjehere deri ne arritjen e objektivave tona..

Klubi hendbollistik i femrave, vitet me te mira dhe te suksesshme i kishte kur kompania e sigurimeve “Drita” security company mori persiper te gjitha obligimet si donator ndaj ketij klubi ,me te gjitha shpenzimet ,atehere ne u rikemben dhe patem mbeshtetje financiare dhe morale,ku dhe suksesi yne arriti kulmet me shume se çdohere.

Axha Dergut iku,iku edhe Axha Agim nuk i perkrahet dhe as nuk i deshet sa ishin te gjalle ..

Te dy keta renkuan nga semundje qe duheshin kuruar me mjete financiare te bollshme,por fatkeqsisht te dy keto familje sqendronin mire financiarisht e ju as atehere e as sot nuk ndermoret per ikonat tona te pakten ndonje sigurim shendetsor falas,e sot dergoni letra ngushellimi dhe shpreheni se jeni krenar…

Krenare jane sportdashesit dhe sportistet e Gjilanit, qe sbashku hedhem gurin atje ku patem enderruar ,por ju mos guxoni e as mos ngritni zerin duke u fshehur nen petkun e te “pafajshmit” sepse ju heshtet atehere kur ju eshte dashur te ngritni zerin dhe vullnetin per njerezit qe njehere nder shekuj ka rastin te kete bota.

Njerez kfjelluni,thirrni mendjes ,çmoni njerezit te cilet dhane dhe japin nga vetja te pamunduren per ta bere te mundur …

Me duani e me çmoni sa te jem gjalle e te shoh driten e diellit,kur te mbyll syte mos me lavderoni sepse atehere me ka mbuluar dheu i zi se s’shoh tjeter vetem se erresiren qe sgjen dot driten…

Atehere mos me ngushelloni me letra ngushelluese ,sepse atehere do te me ngushelloj krijuesi im qe do te me merr ne krahet e tij…

Me duani e me çmoni derisa frymoj,kur te vdes me lerni te qete ne boten e amshuar!!!

U prehsh në paqe Agim Shkodra .

Share.