Nën drejtimin e trajnerit tashmë të larguar Antonio Conte Interi e riktheu titullin në “Giuseppe Meazza” pas 11 viteve.

“Neroazzurrët” ishin bindshëm skuadër më e mirë në këtë edicion të Serie-A dhe e siguroi titullin e kampionit katër javë para mbylljes së kampionatit.

Festa e zikaltërve në Itali dhe në mbarë botën ishte shumë e madhe me organizime të shumta dhe një festë e tille u bë edhe nga tifozët e Interit në Shqipëri.

Grupi zyrtarë i Interit në Shqipëri të njohur si “Inter Club Albania” organizoi një festë madhështore në qendër të kryeqytetit shqiptar në Tiranë dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga klubi italian.

Video e festës së tyre është publikuar në të gjitha faqet zyrtare të klubit italian nëpër rrjetet sociale./TV Malisheva

Ja video:

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https://www.facebook.com/InterClubAlbania/videos/467590721171932/&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Share.